Chelsea ka hedhur sytë nga Napoli për merkaton e verës. Sipas “Calcio Napoli 24”, “Blutë e Londrës” janë gati t’i ofrojnë 10-12 milionë euro në sezon, trajnerit Maurizio Sarri.
Ky i fundit ka fituar garën me Luis Enrique dhe do të ketë “çek të bardhë” për të bërë merkaton.
Sarrit i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj ai po mendon largimin nga Napoli. Por jo vetëm kaq.
Trajneri italian do të marrë me vete edhe dy mbrojtësit e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Elseid Hysaj.
Chelsea do të paguajë 135 milionë euro për të dy mbrojtësit, të ndara në 80 për Koulibaly dhe 55 për Hysajn./vipsport/