Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, ka qenë në të njëjtin nivel si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar në vitet e fundit, sipas mbrojtësit të Juventusit Giorgio Chiellini.
Kane ka shënuar së paku nga 20 gola në katër sezonet e fundit të Premier League, duke përfshirë edhe 23 ndeshje deri tani, këtë fushatë.
Chiellini tha se anglezi e ka merituar të krahasohet me Messin, Ronaldon dhe Neymarin, që konsiderohen gjerësisht si tre lojtarët më të mirë në botë.
“Kane është tani ndër lojtarët e elitës në botë. Gjatë viteve të fundit, me golat që ka shënuar, ai ka qenë në nivelin më të mirë, – tha mbrojtësi i Juventusit përpara takimit të tij me Tottenhamin, në Ligën e Kampionëve, të martën.
– Messi, Ronaldo, Neymar dhe Kane ka qenë në të njëjtin nivel. Kane është një nga lojtarët e pazëvendësueshëm dhe jam i sigurt se Tottenham do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur”.
Forma e Kane ka bërë që ai të lidhet me një kalim të mundshëm te kampionët europianë të Real Madridit.
Chiellini tha se asnjë tarifë nuk do të ndalonte klubet më të mëdha të botës për të nënshkruar me një lojtar që do ta donin.
“Tani është një lojë, ku nuk mund të parashikosh asgjë. Janë ndoshta katër, ose pesë skuadra, të cilat do të paguanin gjithçka që duhet për të marrë lojtarin, – nënvizoi ai. – Janë shuma të mëdha, por kjo është bota ku jetojmë tani”./telesport/