Është e vështirë për t’u besuar ndonjëherë, por dashuria për futbollin duket se kalon çdo limit. Një çift me prejardhje nga Franca, më saktë nga komuna Brive-la- Gaillarde, sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë edhe kanë vendosur ta quajnë Grizman-Mbape.
Duket se komuna nuk e ka pranuar të regjistrojë fëmijën, por çifti është aq i fiksuar saqë kanë vendosur ta çojnë çështjen në gjykatë për të vendosur kush nga palët ka të drejtë. E përditshmja “La Montagne” e ka ndjekur nga afër këtë çështje. Thuhet se dashuria është e “verbër”, por mesa duket dashura për futbollin është shumë e madhe gjithashtu.