Në moshën 95-vjeçare, shikimi i Uri Siegel është duke u venitur por memorien e ka të mprehtë. Pra teksa po vuan të shohë se ç’ka përpara, ai ka një fokus të qartë mbi të shkuarën.Dhe ai i shërben mirë për të diskutuar mbi fuqinë e futbollit Bayern Munich.
Ishte xhaxhai i Siegel, një mbijetues i Holokaustit Kurt Landauer, ai që vuri themelet e ngritjes së Bayern Munich nga rrënojat e pas-luftës gjermane. Siegel mban mend kur shkonte në ndeshje me xhaxhain dhe ngjiste tetë shkallë të mëdha betoni në stadiumin e vjetër të ekipit.
Pa Landauer, ekipi dikur provincial nuk do të kishte fituar 27 tituj apo tetë kurora evropiane. Pa të Bundesliga nuk do të ishte kampionati me shikueshmërinë më të lartë në botë pas NFL. Pa të mbase nuk do të kishte edhe Bundesliga.
“Ai ishte një pionier,” shprehet Siegel. “Kishte disa gjëra veçanta që ai i prezantoi organizatës. Si internacionalizmi, që tani, është diçka që përdoret nga të gjithë.”
Prapëseprapë, dekada pas vdekjes së Landauer, i cili ishte një drejtor marketingu i një gazete dhe kaloi katër mandate si presidenti i klubit para dhe pas luftës, është shumë e vështirë për t’u gjetur ndonjë informacion.
Për arsye të suksesit të tij për modernizimin e Bayern Munich, dhe të gjithë futbollit gjerman, të pranosh meritat e Landauer, një çifut, provokonte kujtime të këqija të periudhës më të errët të vendit.
Kjo ndryshoi me publikimin e një gazete mbi historinë e Siegel, i cili rikujtoi xhaxhain e tij. një nga grupet e tifozëve të klubit e pranoi historinë dhe krijoi bluza në nder të Landauer, bëri banderola në nder të tij dhe organizoi turne me emrin e tij.
Pas më shumë se 50 vite pas vdekjes së tij, historia e tij është një inspirim për gjeneratën e re që po detyron klubin të studiojë më shumë të shkuarën.
Shumë shpejt Bayern filloi të njihte Landauer duke e vendosur në muzeun e Allianz Arena. Dhe tani që do të kishte qenë ditëlindja e 125-të e tij, drejtuesit e klubit vendosën një flamur me ngjyrat e klubit në bllokun tetë, dhoma katër e kampit të përqendrimit Dachau.
Dhoma e Landauer.
Ai është vendi ku Landauer u burgos në nëntor të 2038, kur u arrestua dhe u akuzua për një krim të vetëm: të qenurit çifut.
Landauer nuk ka qenë një person fetar, ai preferonte femra, birra dhe mish derri përveç futbollit. Po të kishte qenë katolik do të ishte qenë një qytetar shembullor. Por në Munich, vendlindja e Partisë Naziste, Bayern njihej si klub çifut.
Influenca çifute e klubit u rrit në momentin kur Richard Kohn, një çifut austriak, mori drejtimin e klubit në 1932, viti i parë që Bayern luan në kampionatin gjerman. Kur landauer dhe Kohn u kthyen në shtëpi nga Nurembergu pas një ndeshjeje, dhjetëra mijëra njerëz i mirëpritën.
Vetëm një vit më pas lideri nazist Adolf Hitler ishte zgjedhur kancelar, Kohn u arratis në Zvicër, teksa Lanauer dhe Otto Beer, kryetari i programit të akademisë, u larguan nga klubi.
Landauer kaloi 33 ditë të tmerrshme në Dachau përpara se të lirohej kur u zbulua se ishte një ushtar i dekoruar në Luftën e Parë Botërore. Ai kaloi pjesën e mbetur të regjimit nazist në Zvicër.
Bayern nuk do të fitonte një titull gjerman deri në 1969.
Presidenti i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge, lojtar i skuadrës në vitet 1970’ dhe 80’, pranon se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë emrin e Landauer gjatë ditëve që luante futboll.
“Ai nuk është injoruar. Ai thjesht është zhdukur nga historia e klubit.”
Kjo ndryshoi në 2003, kur një shkrimtar trokiti në derën e Siegel, i vetmi njeri që mund të thotë historinë e xhaxhait të tij.
Landauer kaloi 33 ditë të tmerrshme në Dachau përpara se të lirohej kur u zbulua se ishte një ushtar i dekoruar në Luftën e Parë Botërore. Ai kaloi pjesën e mbetur të regjimit nazist në Zvicër.
Bayern nuk do të fitonte një titull gjerman deri në 1969.
Presidenti i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge, lojtar i skuadrës në vitet 1970’ dhe 80’, pranon se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë emrin e Landauer gjatë ditëve që luante futboll.
“Ai nuk është injoruar. Ai thjesht është zhdukur nga historia e klubit.”
Kjo ndryshoi në 2003, kur një shkrimtar trokiti në derën e Siegel, i vetmi njeri që mund të thotë historinë e xhaxhait të tij.
Pa lidershipin e tij, Bayern filloi të kishte borxhe të mëdha dhe është rrëzuar në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Në 1961 Landauer vdiq, dhe pak kohë më pas, ashtu ikën edhe kujtimet për të, me shumicën e njerëzve që e kanë më të lehtë të injorojnë Holokaustin sesa mbijetuesit e tij.
Dirk Kamper, autori i librit të 2014 “Landauer: Njeriu që Krijoi FC Bayern,” pranon, duke thënëse Landauer ka shpëtuar më shumë se një klub futbolli.
“Me punën e tij ai ka qenë një nga personat më të rëndësishëm të vendit të tij. Jo sepse foli. Por bëri.” /telesport/