Në fund të javës së ardhshme do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i çiklizmit me pjesmarrjen e të gjithë sportistëve të vendit.

Natyrisht që pjesmarrës do të jenë edhe ata të klubit Vllaznia që padyshim do të tentojnë suksesin në garën e juniorëve.

Trajneri Leonat Kola dhe gjithë çiklistët shkodranë janë duke u stërvitur me intensitet prej kohësh dhe madje ato nuk i kanë ndalur as reshjet e shiut gjatë ditës së sotme.

Fotoreporteri Gjon Gjeka ka qenë i pranishëm sot në seancën e zhvilluar prej tyre dhe sjell një set fotografik që po ua paraqesim më poshtë: