Për të dytin vit me rradhë, në Korçë do të zhvillohet trofeu me emrin e këtij qyteti, që organizohet nga Bashkia në bashkëpunim me Sportlub Skënderbeu dhe Federatën Shqiptare të Çiklizmit.

Ajo do të nisë të dielën dhe do të vazhdojë edhe të hënën e të martën.

Çiklistët e Vllaznisë kanë kohë që po përgatiten për këtë aktivitet dhe padyshim që do të synojnë suksesin edhe në këto gara.

Trajneri Leonat Kola është i bindur për këtë gjë, nisur edhe nga forma që gëzojnë sportistët e tij.

Bruno Kola, Astrit Kronaj, Alfons Rrashkadoli, Sion Gjoka, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla natyrisht që edhe këtë herë do të synojnë vendet e para në të tre etapat e trofeut “Korça”.

Gazeta “Shkodra Sport” ka ndjekur një ditë stërvitje ata dhe po jua përcjell përmes një seti fotografik të përgatitur nga Gjon Gjeka.
© shkodrasport.com