Ndonëse temperaturat kanë qenë të ftohta gjatë gjithë këtyre ditëve, çiklistët e Vllaznisë kanë vijuar me stërvitjet e tyre. Madje, ato i kanë zhvilluar seancat e tyre jo vetëm në terren fushor por edhe atë malor. Kështu, ka ndodhur edhe sot teksa stërvitja është zhvilluar në itinerarin Shkodër- Qafë Qelë në drejtim të Pukës.
Të drejtuar nga trajneri Leonat Kola, ato kanë sfiduar të ftohtin por edhe borën e cila ka qenë kudo prezente anash rrugës. Ekipi shkodran në këtë mënyrë ka nisur përgatitjet për garat e vitit 2019, pas një periudhe të përgatitjes fizike që kanë kryer prej një muaji e gjysëm.
Tashmë ato po bëhen gati për të nisur veprimtaritë e para të këtij viti, në të cilat padyshim që do të synojnë të përsërisin të njëjtin sukses siç kanë patur edhe në vitet e kaluara.
Grupi i sportistëve tashmë me emër, është plotësuar edhe me të rinj të cilët i janë bashkuar këtij ekipi dhe që premtojnë shumë për të ardhmen.
Kalendari i ketij viti parashikohen shume gara kombetare por nderkohe jane edhe disa te tjera nderkombetare, ku do te marrin pjese edhe disa çikliste te Vllaznise qe jane pjese e ekipeve tona kombetare.
© shkodrasport.com