Diten e sotme ne Kavaje do te zhvillohet edhe aktiviteti i dyte zyrtar i Federates Shqiptare te Çiklizmit. Behet fjale per trofeun e pervitshem “26 Marsi” qe zhvillohet ne kete qytet ne bashkepunim edhe me Bashkine Kavaje.

Pjesmarres ne te do te jene çiklistet e te gjithe ekipeve te vendit, perfshi ketu edhe ato te Vllaznise. Kuqeblute nen drejtimin e trajnerit Leonat Kola do te perfaqesohen me 7 sportiste, 4 prej te cileve ne kategorine e te rriturve, 2 ne ate juniore dhe 1 me kadetet.

Padyshim qe objektivi ashtu si edhe ne garen e para dy javeve ne Elbasan, do te jete ngjitja ne podium me te gjitha grupmoshat, ndonese pritet qe rivaliteti te jete i madh me çiklistet e ekipeve te tjera.

Itinerari i gares se sotme per te rriturit eshte ai Kavaje- Karpen- Synej- Rruga e Kripes 9 xhiro, me nje distance prej 141 km. Çiklistet e Vllaznise jane stervitur mire gjate gjithe kesaj periudhe dhe tashme ka ardhur momenti per te konkretizuar punen e bere ne stervitje me suksese ne gara./www.shkodrasport.com/