Ndonëse ditë të nxehta, çiklistët e Vllaznisë kanë vijuar me përgatitjet e tyre me shumë përkushtim duke patur vëmendjen tek garat e rradhës të cilat do të zhvillohen në vijim. Kështu, ditën e mërkurë dhe të enjte, ato do të marrin pjesë në turneun “Korça”, në të cilin përveç ekipi shkodran do të marrin pjesë të gjithë çiklistët e ekipeve anëtare të Federatës Shqiptare të Çiklizmit.
Kjo e fundit e organizon këtë aktivitet të përvitshëm në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti dhe do të zgjasë dy ditë. Ekipi shkodran duket se po kalon moment të mira dhe trajneri Leonat Kola është i kënaqur me gjendjen e sportistëve dhe premton suksesin edhe këtë herë.
Çiklistët e Vllaznisë kanë vijuar me përgatitjet e tyre dhe gjendja duket shumë e mirë. Ata do të synojnë suksesin me të tre grupmoshat ku do konkurrojnë. Në atë U23, Bruno Kola, Astrit Kronaj e Marçelo Kola konsiderohen pretendentë, ndërsa me zhuniorët do pretendohet me Defrim Dhollën e Samuen Bajrami kurse me kadetët pretendent për të fituar këtë garë është Mateo Balaj.
Duhet thënë se trofeu “Korça” vjen pak ditë para garës më të rëndësishme kombëtare të vitit, Kampionatit Kombëtar, në të cilin po ashtu, çiklistët e Vllaznisë do të synojnë të bëjnë një prezantim sa më të mirë dhe padyshim edhe vendet e para.
© shkodrasport.com