Pasditen e sotme ne Belsh te Elbasanit kane nisur garat e kampionati kombetar te çiklizmit per vitin 2022. Gara keto qe kane startuar me kronometrin individual dhe çiklistet e Vllaznise tregojne edhe njehere supermacine e tyre duke u renditur ne vendet e para te klasifikimit.
Keshtu, ne garan e te rinjve çiklisti shkodran Flavio Venomi eshte treguar me i shpejti duke zene vendin e pare dhe duke u shpallur kampion kombetar per kete vit ne kete disipline. Ai i ka pershkruar te 18 kilometrat e kesaj gare me kohen 28 minuta e 17 sekonda.
Ne vend te dyte eshte renditur nje tjeter çiklist shkodran, Mateo Balaj. Ai e ka pershkruar kete itinerar per 23 sekonda me shume, pra ka arritur kohen 28 minuta e 40 sekonda duke u shpallur nenkampion. Ne vend te trete nderkohe eshte renditur çiklisti Andrea Cepa qe vjen nga Italia me kohen 30 minuta e 13 sekonda.
Ne kategorine e paraterinjve nje figure te mire kane bere edhe çiklistet e tjere te Vllaznise Alesio Kola dhe Bekim Tafili, por pa arritur dot te futen ne podium. Diten e neserme do te zhvillohet gara e rezistences dhe me e veshtira e kampionatit kombetar ku padyshim pritet nje tjeter sukses i çiklisteve shkodrane.
Trajneri Leonat Kola pas garave te sotme eshte shprehur entuziast per sukses edhe ne garen e neserme dhe sidomos tek çiklisti Flavio Venomi i cili po e konfirmon veten si nje çiklist me shume te ardhme per Vllaznine por edhe per kombetaren shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/