Jamal Musiala, lojtari më në formë aktual te Bayern, është pyetur për kundërshtarin më të fortë që ka patur ndonjëherë në futboll.

Zgjedhja e tij ishte mjaft e parashikueshme. Emri i përmendur, Sergio Ramos. Sipas gjermanit, ish-mbrojtësi i Real Madrid ka qenë më i vështiri në duele tek për tek.

“Kam luajtur kundër Sergio Ramos kur isha paksa më i ri. Ishte shumë i vështirë për mua. Jam surprizuar nga mënyra se si mbronte ai. Ishte shumë intuitiv dhe shumë i fortë në ndërhyrje”.