Mesfushori shkodran qe nga dita e sotme zyrtarisht nuk eshte me pjese e Vllaznise. Ai ka kaluar ne Spanje tek Deportivo Alavesh nderkohe qe ne sezonin e pare do te luaje i huazuar me ekipin Istra ne Kroaci.
Kete gje e ka bere te ditur vete ai permes nje statusi ne facebook ku shkruan:
“Nga sot e tutje unë nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Bëj me dije se tashmë kam nënshkruar në mënyrë zyrtare një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Alaves në La Liga ndërsa këtë sezon do jem i huazuar te skuadra e Istras në Kroaci.
Me anë të këtij mesazhi falenderoj pafund skuadrën time të zemrës, Vllaznia.
Ekipi ku unë u rrita dhe u aktivizova që në moshë të vogël. Në 4 vitet e fundit luajta si profesionist me Vllazninë duke realizuar një ëndërr e tashmë nis një etapë e re në karrierën time.
Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë trajnerët, tifozët, futbollistët dhe drejtuesit që kam bashkëpunuar në këto vite. Faleminderit për gjithçka dhe uroj që ekipi të rikthehet shpejt aty ku e kërkon historia”-shkruan ai.