Erald Çinari ka folur pas humbjes 3-1 kundër Partizanit. Mesfushori i Vllaznisë deklaroi për mediat: “E kishim studiuar shumë mirë skuadrën e Partizanit këto ditë në stërvitje, por nuk e di se çfarë ndodhi. Do kisha preferuar të mos shënoja personalisht dhe ekipi të mos humbiste se sa të dilnim pa pikë nga Tirana”, tha fillimisht ai. Më pas Çinari foli për faktin se arrin t’i shënojë gjithmonë të kuqve: “Kam fat me Partizanin, më ecën. Nuk e di çfarë do të ndodhë në merkato.

Ka ende kohë deri atëherë dhe nuk e di se çfarë do të rezervojë e ardhmja”. Për sa i përket situatës në të cilën gjendet ekipi i Vllaznisë, Çinari u shpreh: “Ne na ka kapur një moment
i keq, asgjë më tepër. Mendoj se me një fazë përgatitore të mirë do të rikthehemi në ata vende që i takon Vllaznisë të jetë”. newsport.al