Këtë sezon po gjen më shumë haoëisra në radhët e të kuqve, e si rrjedhojë edhe po shënon duke u kthyer në një pikë të rëndësishem në skuadrën e Lerdës. Erald Çinari flet pas ndeshjes për golin si dhe rivalët, që sipas tij:
“Kam thënë se skuadra po rritet dhe jo më kot jemi në vendin e parë. Loja po rritet dhe janë duke ardhur edhe rezultatet. Po përgatitem maksimalisht dhe shpresoj që me këtë rendiment që kam, po shkojmë mirë si skuadër sepse kur ecën skuadra ecën edhe individi.
Kundërshtari më i vështirë? Të them të drejtën ka pasur ekipe, por për momentin, Kukësi, por as Korça nuk është keq. Bylisi ka dalë jashtë pritshmërive dhe Vllaznia është mirë. Edhe Tirana ka treguar vlera por Kukësi dhe Skënderbeu janë të vështira.
Ndeshja me Kukësin? Po punojmë maksimalisht dhe synim është për të kaluar në një ekip jashtë. Shpresoj të shkojnë gjërat mbarë por me rëndësi është të bëjmë mirë.
Kukësi ka lojtarë cilësorë dhe do të jetë kampionat i rivalizuar deri në fund”, – tha duke mbyllur prononcimin e tij Erald Çinari. /VipSport/