I ka shenuar serish edhe kete ndeshje dhe Erald Çinari e ka pranuar vetë pas ndeshjes se Partizani i sjell fat, pasi u desh përballja me “demat” që 20-vjeçari të shënonte golin e parë sezonal me Vllazninë. Mesfushori me tipare sulmuese, pas ndeshjes u shpreh se Partizanit ia ka marrë dorën, pasi i ka shënuar edhe më herët, por i vjen keq që goli i tij i shënuar që në minutën e katërt nuk u vlejti kueqbluve për të marrë trepikëshin. “Goli që i shënova Partizanit në fillim të ndeshjes më dha shumë emocione. Ishte goli i parë për mua në kampionat dhe shpresoj që të më hapë oreksin për gola të tjerë në këtë edicion me fanellën e Vllaznisë.
Më vjen keq që nuk arritëm që të fitonim këtë sfidë. Megjithatë, edhe një pikë ishte shumë e mirë për ne, për vetë mënyrën se si rrodhën ngjarjet e ndeshjes.Partizanin e kam fat, pasi mund të them se ia kam marrë dorën kësaj skuadre. Para tre sezonesh u kam shënuar kryeqytetasve pikërisht në ‘Loro Boriçi’, por në atë takim ne arritëm që të fitonim. Mendoj se të gjithë shokët e skuadrës, pa asnjë përjashtim, kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje.Një pikë që ka vlera pasi ky kampionat është me një rivalitet të madh dhe çdo pikë e fituar ka rëndësi. Tani duhet të mendojmë për takimin me Flamurtarin, një tjetër takim i vështirë për ne”, u shpreh 20-vjeçari shkodran.Ashtu si më herët, edhe golin që u shënoi dje të kuqve të kryeqytetit Çinari ia dedikoi babait të tij. “Dua ta ritheksoj sërish edhe pas shënimit të golit të sotëm ndaj Partizanit se të gjithë golat që unë realizoj shkojnë për babanë tim. Ai është personi që ka bërë e bën shumë për mua”, përfundoi rrëfimin e tij pas ndeshjes mesfushori i Vllaznisë, Erald Çinari. Ky ishte goli i pare sezonal per kete lojtar i cili nje sezon me pare arriti te shenonte plot 6 te tille ne kampionat.
© shkodrasport.com