Erald Çinari ishte një nga protagonistët në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit duke shënuar gol, ndërkohë që në një prononcim pas ndeshjes, ai u shpreh se një gol i tillë i dhemb. Ndërkohë, Çinari kujtoi edhe golin e shënuar pak sezone më parë kundër Partizanit, në kohën kur vishte fanellën e Vllaznisë.
“Është hera e parë që luaj kundër Vllaznisë dhe e dija që ka emocion por hjo kaq shumë. Më vjen mirë që shënova por edhe keq që i shënova Vllaznisë. E mbaj mend atë gol që i shënoja dikur Partizanit si sot dhe ishte goli im i parë. ishin emocione të papërshkrueshme dhe më dhemb kur luaj kundër Vllaznisë por jemi profesionistë dhe kjo duhej.
Mesazhe nga tifozët? Kam pasur të shumta por ende nuk i kam parë të gjitha. Vllaznia ashtu e nisi dhe ashtu e përfundoi, nuk ka lidhje as Partizani dhe as Vllaznia për borxh.
Sistem i ri me Lerdën? Të them të drejtën, shkolla italiane ka të theksuar taktikën. Ne si futbollistë i dimë gjërat elementare por ata i duan me detaje dhe po shihet se jemi më mirë. /VipSport/