Pasditen e djeshme është bashkuar me skuadrën shkodrane në Ulqin edhe një tjetër futbollist malazez. Bëhet fjalë për Tomislav Çirakoviç. Nga sa bëhet e ditur, ai ka luajtur në kampionatin e vendit të tij me ekipin e Sutjeskës së Nikshiqit dhe aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes. Ky lojtar është 1.80 m i gjatë dhe do qëndrojë pak ditë në provë tek Vllaznia. Lajmi konfirmohet nga klubi shkodran sipas të cilit do jetë ndeshja miqësore e nesërme ndaj Grbalj që ndoshta do të përcaktojë fatin e këtij futbollisti. Në fakt ka qenë trajneri Bushati ai që ka kërkuar edhe një mbrojtës të majtë ndoshta pa qenë i bindur shumë se me dyshen Begaj- Semina do ta kishte të kompletuar atë vend. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë me këtë futbollist, ashtu siç do pritet edhe vendimi për sulmuesin malazez Xhorxhe Cetkoviç që ndodhet me skuadrën shkodrane në stërvitje prej tre ditësh. Vetë lojtarë në fjalë ka kërkuar të dijë vendimin e drejtuesve shkodranë sepse nuk ka ndër mend të qëndrojë më gjatë në Ulqin duke u stërvitur.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Çirakoviç, mbrojtësi i majtë malazez vjen për provë tek Vllaznia