Objektivi i Real Madridit, Florian Wirtz, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Paris Saint-Germain dhe Manchester City. Gjermani duket se do të largohet nga Bayer Leverkusen verën e ardhshme.Wirtz ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve kryesore pas paraqitjeve të tij për Bayer Leverkusen.

Ai shënoi 18 gola dhe dha 20 asiste në 49 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, duke e ndihmuar klubin të fitojë Bundesliga-n dhe Kupën e Gjermanisë.

Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e Wirtz, sipas Goal. Ata janë në kërkim të një zëvendësuesi për Luka Modric, i cili ka gjasa të largohet në fund të sezonit.Megjithatë, Los Blancos do të duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester City dhe PSG.

Cityzens janë të interesuar ta marrin Wirtz si një zëvendësues potencial për Kevin De Bruyne. Kontrata e belgut pritet të skadojë sezonin e ardhshëm dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është i interesuar për nënshkrimin e tij.

Ndërkohë, PSG po kërkon të gjejë një partner në mesfushë për të riun e talentuar Joao Neves.Bayern Munich është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e Wirtz dhe tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij. Gjermani gjithashtu thuhet se do të preferonte një lëvizje te bavarezët përpara se të largohej jashtë vendit.

Megjithatë, Bayer Leverkusen do të preferonte që të mos përforconte një kundërshtar direkt dhe do të kërkonte rreth 90 milionë euro për kartonin e lojtarit./telesport/