Manchester City i ka dhënë fund interesimit për yllin e West Ham, Lucas Paqueta.
Por ka një plan B prej 68 milionë sterlinash (80 milionë euro) gati pas shkeljeve të supozuara të brazilianit të rregullave të basteve.
Paqueta, 25 vjeç, është nën hetim nga FA pasi një numër bastesh thuhet se u vendosën në atdheun e tij në lidhje me një karton të verdhë të marrë ngaai kundër Aston Villa marsin e kaluar.
Paqueta mohon çdo akuzë përpara një interviste me FA.
City ishte afër një marrëveshjeje transferimi prej 70 milionë sterliansh për Paqueta-n përpara se të dilte lajmi se braziliani ishte nën hetim.
Dhe pasi bëri një hap prapa nga bisedimet, Sky Sports pretendon se City tani i ka dhënë fund plotësisht interesit të tyre për ish-yllin e Milan-it.
Kjo do të thotë që Pep Guardiola duhet të përforcojë mesfushën, me Ilkay Gundogan që u largua te Barcelona këtë verë dhe Kevin de Bruyne i dëmtuar.
City tashmë mendohet se ka gjetur një alternativë te mesfushori i Leipzig, Dani Olmo.
Spanjolli ndihmoi skuadrën e tij të mposhte Bayern Munich të Harry Kane në Superkupën e Gjermanisë.
Dhe City tani është gati të bëje një ofertë prej 68 milionë sterlinash për ish-djaloshin e Barcelona-s, me Guardiola që tashmë synon t’i marrë një tjetër yll Leipzig-ut, pas mbrojtësit Josko Gvardiol.