U rikthye ne pankine pas shume vitesh dhe ndoshta ne opinion por edhe ne ndonje media ishin pesimiste per ecurine e tij ne krye te Teutes. Fakti qe kishte jo pak vite larg trajnimit ishte nje minus per te, por Edi Martini ia doli me sukses qe te ndryshonte gjerat ne skuadren durrsake.

E nxorri nga kriza ku ndodhej ne javet e para te kampionatit dhe e çoi ne vendin e katert dhe po ashtu i dha pas shume vitesh trofeun e Kupes se Shqiperise.

Pati edhe nga ata qe menduan se ky trofe ishte i rastesishem por Teuta e Edi Martinit tregoi forcen e saj edhe ne finalen e Superkupes duke e fituar edhe kete trofe. Edhe ata qe nuk e deshen teknikun shkodran tashme “i rrahin shpatullat” por kuptohet qe jane befasuar nga menyra e punes se tij.

Por ka patur edhe nga ata qe nuk jane befasuar dhe njeri prej tyre eshte nje nga miqte e mire te teknikut shkodran, Çlirim Basha. Ja çfare shkruan ai ne komentin e tij per njeriun qe e njeh mire prej 30 vitesh:

“Futbolli eshte i lehte per me u pa, por i veshtire per me u luajt dhe me komandu ekipin ne stervitje dhe loje. Por suksesi vjen, po nuk u dorezove keshtu si Edi Martini.Nuk u dorezove por rezistove shume dhe Zoti ta shperbleu!”
www.shkodrasport.com