Supersfida e Champions League midis Bayern Munich dhe Liverpoolit ka filluar të ndizet para kohe. Të dy gjigantët e futbollit botëror do të përballen në muajt shkurt dhe mars në kuadër të 1/16 të Champions League.
Interesimi për këtë ndeshje historike ka regjistruar shifra rekord të tifozëve gjermanë. Bayern Munich raporton se deri tani ka marrë në adresën e tij 300 mijë kërkesa për të ndjekur sfidën e kthimit në “Allianz Arena” në datën 13 mars.
Ende nuk eshte e qarte sesi do te veprojne drejtuesit e klubit per te perzgjedhur ata qe do te jene ne shkallet e stadiumit per te ndjekur kete ndeshje, qe pritet te jete shume interesante.
Liverpool eshte nje nga skuadrat me ne forme aktualisht e futbollit anglez dhe si e tille pritet te rivalizoje fort me Bayern per kalimin ne turin tjeter, ndonese ne Gjermani jane te bindur se kampionia e tyre do t’ia dale me sukses edhe kete here.