Nëse të gjithë u çuditën kur pak kohë më parë PSG bleu Nejmarin për 220 milionë euro, shumë shpejtë ky transferim mund të harrohet duke qenë se Barcelona po përgatitet për të bërë blerjen më të shtrenjtë në histori.
Katalanasit janë duke kërkuar një sulmues potent mediat angleze janë të sigurta se ky sulmues mund të jetë Herri Kejn. ‘Daily Star’ ka raportuar ditën e sotme se Barcelona ka përgatitur një fortë që arrin në 250 milionë euro dhe pritet që në merkaton e verës të bëjë lëvizjen më të bujshme në histori.
Sulmuesi i Totenhemit ka treguar se është një nga sulmuesit më të kompletuar, si me Totenhemin, ashtu edhe me fanellën e Anglisë. Shënim i golave, është puna që Kejn di të bëjë më mirë dhe me një largim të mundshëm të Suarezit, mund të jetë një nga yjet e ardhshëm të katalanasve që vazhdojnë të forcojnë skuadrën në mënyrë të vazhdueshme. Natyrisht, një ofertë e tillë do të ishte e parefuzueshme nga Totenhemi, duke qenë se shifra e ofruar i jep mundësi të hyjë fuqishëm në merkato. /vipsport/