Liverpool në merkato nuk mendon për paratë sepse për klubin e kuq nuk janë një problem.
Jurgen Klopp po rindërton nga e para repartin më të dobët të skuadrës së tij dhe pas afrimit të hungarezit Sboszalai, “The Reds” janë hedhur në sulm për të afruar një tjetër mesfushor.
Bëhet fjalë për të riun e Southampton, Romeo Lavia i cili ra në sy gjatë sezonit të kaluar. Liverpool ofron 60 milionë euro për ta shkëputur nga bardhekuqtë, shumë që duket se ka kënaqur pritshmëritë e Southampton.