Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur sot gjatë ndeshjes së NBA-së mes Miami Heat dhe Lakers, fituar nga miqtë me rezultatin 113-97. Në fundin e periodës së katërt, basketbollisti i ekipit nga Florida, Josh Richardson, ka dalë nga fusha me teknike përjashtimi. Ai nuk ka qenë dakord me disa vendime të gjyqtarëve ndaj tij dhe në një moment ka shpërthyer.
Gjatë një aksioni sulmues, teksa tentoi të zhyste topin në koshin e Lakers, lojtari humbi këpucën dhe më pas po mbronte LeBron James me një këpucë të veshur. Në atë moment gjyqtarët i japin një faull lojtarit të Miami, që nervozohet, duke detyruar trajnerin ta zëvendësojë dhe ta ulë në stol.
Richardson nuk e ka pritur mirë këtë vendim të trajnerit dhe në momentin që merr këpucën irritohet edhe më shumë, duke e hedhur atë mes tifozëve. Ky gjest i rëndë i kushton atij tekniken e përjashtimit, duke dalë nga fusha para kohe.
“Nuk dua të flas më për këtë incident. Ishin një seri ngjarjesh që çuan në atë reagim. Emocionet ndikuan në atë veprim, por ju premtoj se nuk do të ndodhë më”, tha Josh Richardson pas ndeshjes./telesport/