Shqiptari i Kosovës, Hekuran Kryeziu i ka mahnitur të gjithë me 2 super golat e shënuara në sfidën e sotme ndaj Ksamaksit. 25-vjeçari që aktivizohet në radhët e klubit të Zyrihut nga nxjerrë nga repertori 2 perla që i kanë magjepsur të gjithë të pranishmit në stadium.

Vendasit po udhëhiqni me rezultatin 2-0 falë golave të Veloso, ndërkohë që në minutën e 61-të, shkarkon të djathtë nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh.

3 minuta më vonë ishte përsëri mesfushori shqiptar që me goditje fluturimthi nga jashtë zonës, ka shtangur portierin mik, duke vendosur baraspeshën në fushën e lojës. I jashtëzakonshëm 25-vjeçari që mban veshur fanellën e Kosovës.

Mesa duket kjo ishte mbrëmja e shqiptarëve të Kosovës. Si të mos majftonte dopieta e Kryeziut, rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe mbrojtësi Benjamin Kololli, i cili në minutën e 76-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.