Vlerat për blerjen e mbrojtësve dhe portierëve në Angli nuk njohin kufij. Janë shifra shumë të larta, që po vendosin rekorde, siç është rasti i Alisonit të blerë së fundi nga Liverpuli, apo edhe ai i mbrojtësit Van Dajk, i blerë po nga ky ekip sezonin që shkoi.
Tani është trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Mourinjo, i cili është gati të bëjë çmenduri për mbrojtësin titullar të Anglisë në Botërorin e Rusisë, Herri Meguajër.
“Daily Mail” bën me dije se lojtari i Leiçesterit është i preferuari i Mourinjos për forcimin e mbrojtjes.
“Djajtë e kuq” kanë gati 70 milionë euro për të blerë mbrojtësin që tërhoqi vëmendjen në Botërorin e Rusisë me paraqitjet e tij. / Vipsport/