Sulmuesi shkodran Sindrit Guri tashmë nuk është më risi që është shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.
Për të mos thënë më i miri. 24 vjeçari po kalon një moment të shkëlqyer dhe këtë e ka konfirmuar edhe sot në ndeshjen e shumëpritur ndaj Partizanit.
Shkodrani ka shënuar plot 3 herë në portën e kuqe duke ndihmuar Kukësin të arrijë fitoren e thellë 4-0 dhe të konsolidojë pozitat e tij në vendin e dytë në renditje.
Në pjesën e parë Guri ka shënuar dy herë me kokë, një nga specialitet e tij.
Ndërsa në të dytën, ka shënuar një super-gol nga goditja e dënimit teksa ka lënë të shtangur portierin Hoxha.
Këto gola dhe këto paraqitje padyshim që do ta ndihmojnë këtë sulmues që edhe në merkaton e kësaj vere të jetë në qendër të vëmendjes dhe duket e sigurtë se do të largohet nga Shqipëria.
© shkodrasport.com