Kapiteni i KF Murlani Vildan Kaçubela duket se po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. 23 vjeçari që është rritur te Akademia Vllaznia, është shndërruar në protagonistin kryesor të ekipit të tij aktual.

Këtë e tregon më së miri fakti që në ndeshjen e sotme miqësore kundër Vllaznia U21 ai ka shënuar plot 6 gola duke kontribuar në fitoren 7-4 të skuadrës së tij.

Duket paksa e çuditshme një gjë e tillë që të shënosh plot 6 gola ndaj atyre që konsiderohen si e ardhmja e Vllaznisë, por ky është realiteti i miqësores së luajtur gjatë ditës së sotme.

KF Murlani ka marrë disa lojtarë të rinj ditët e fundit dhe mendohet të ketë krijuar një ekip konkurrues për sezonin e ri në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

Por pavarësisht ardhjeve të reja, protagonisti kryesor është Kaçubela i cili pritet të jetë lideri i këtij ekipi në sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/