Sikur të mos mjaftonte 1 miliard euroshi që do t’i paguajë Kristiano Ronaldos deri në vitin 2030 (edhe pasi portugezi të tërhiqet), Al-Nasr vazhdon me çmenduritë.
Ajo e radhës është “Zhoze Murinjo”, për të cilin janë gati të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro si rrogë, në total për dy vite.
Rudi Garsia është dorëhequr si rrjedhojë e rezultateve të fundit të dobëta dhe arabo-sauditët duan të bashkojnë dy portugezët në ekip, si në kohët e Realit.
A do te bashkohet serish kjo dyshe? Kjo mbetet per t’u pare. Murinjo ka treguar herepashere se mund te beje çdo lloj suprize dhe per me teper tani qe flitet per shifra te çmendura sigurisht qe mund ta mendoje mire kete gje.