Napoli mposht Juventusin në Maradona Stadium në një ndeshje që dhuroi emocione spektakolare sidomos në fundin e saj. Kvaratskhelia i dha avantazhin në pjesën e parë me një supergol me gjysmë-roveshatë, ndërsa e dyta kapi kulmin në minutat e fundit.
Chiesa do të rikthente baraspeshën në minutën e 81’, por 6 minuta më vonë, Osimhen do të fitonte një 11-metërsh që do ta gjuante po vetë. Nigeriani gabon, por Raspadori është i shpejtë për të korigjuar gjithçka duke shtyrë topin në rrjetë dhe për t’i dhënë 3 pikë të arta napoletanëve.
Napoli tani ngjitet në vendin e 7-të me 43 pikë, 3 më pak se Atalanta, 4 nga Roma dhe 8 pikë nga Bologna e vendit të 4-të që të dërgon në Champions. ‘Zonja’ nga ana tjetër mbetet në vendin e dytë, por vetëm 1 pikë mbi Milanin që e kërcënon për vendin e dytë.
Napoli 2-1 Juventus
(Kvaratskhelia 42′, Raspadori 88′ / Chiesa 81′)