Në futbollin e sotëm ka ndodhi nga më të ndryshmet të cilat shfaqen herëpashere në një ndeshje. Përmbysje rezultati e ndodhi që hasen rradhë. Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme në një ndeshje futbolli. Nga 4-0 që udhëhiqte një skuadër në fushën e vet, ka dalë në fund të 90 minutave vetëm me një barazim nga loja, pasi kundërshtari “i çmendur” ka arritur të barazojë 4-4. Ka ndodhur kështu në ndeshjen Borusia Dortmund- Shalke 0-4. Një rezultat ky që tregon sekriza e Borusia Dortmund po thellohet edhe më tepër. Kjo skuadër sot ka qenë protagoniste e një dështimi të bujshëm në fushën e saj, për më tepër në një nga sfidat që tifozeria ndjen më shumë, atë në derbin e Ruhrit ndaj Shalkes.
Skuadra e Petr Bozh kryesonte 4-0 pas 25 minutash lojë, falë një dominimi absolut në fushë ku gjente me lehtësi rrugën e rrjetës përballë ekipit kundërshtar. Por situata ndryshoi plotësisht në pjesën e dytë. Golat e Burgshtaler dhe Hatrit hapën takimin e më pas kartoni i kuq i Aubamejang bëri më të vështirë gjithçka për ekipin vendas. Një pasiguri e mbrojtjes i dha mundësinë Kalixhiurit që të shkurtonte diferencën në 4-3 ndërsa në shtesën e takimit, pas një goditje nga këndi, Naldo realizoi golin e barazimit pëerfundimtar 4-4. Rezultati largon edhe më shumë Borusian nga kreu i klasifikimit që mbahet nga Bajern, ndërsa Shalke vazhdon të qëndrojë sipër saj në klasifikimin e Bundesligës pas 13 ndeshjesh të luajtura.
© shkodrasport.com