Duel i çmendur mes Vitoria Guimaresh dhe Sportingut të Lisbonës që prodhoi plot 8 gola duke u mbyllur me shifrat 4-4.

Protagonist absolut në këtë duel ishte sulmuesi suedez i Sportingut, Gyokeres, i cili arriti të shënonte plot 3 herë në minutat 2, 14 dhe 57, por vendasit e Guimaresh, nuk u dorëzuan duke përmbysur rezultatin në 4 me 3 deri në minutën e 85-të.

Ndërkohë për të shmangur disfatën e kryesuesve të Sporting Lisbonës mendoi Trinkao në minutën e 95-të.

Për sa i përket Gyokeres, falë kësaj triplete të shënuar, u ngjit në kuotën e 21 golave në kampionat, duke kryesuar i vetëm listën e golashënuesve.