Në verën e shkuar Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 155 milionë stërlinash për Marco Asension. Sikurse raporton agjenti i tij, Horacio Gaggioli për ESPN, që një klub shumë i njohurka bërë këtë çmenduri, mirëpo drejtuesit e klubit madrilen e kanë refuzuar totalisht këtë ofertë.
Jo vetëm klubi, por edhe vetë lojtari nuk ka shprehur aspak dëshirë për t’u larguar nga Reali dhe se është shumë i lumtur aty.
Ky sezon që po shkon drejt fundit, nuk ka qenë i duhuri për Asension, pasi nuk ka qenë shumë deçizi në minutat që ka luajtur, duke mos shënuar edhe shumë gola. Gjithsesi ai mund të shihet si lojtari i së ardhmes.
Nuk dihet me shumë siguri, por gjithmonë sipas mediave Brikanike, Liverpool ka qenë klubi që ishte i interesuar për spanjollin dhe Jurgen Klopp ka mbetur i zhgënjyer që kjo kërkesë e tij nuk është plotësuar./newsport/