Do të luhet në orën 2:00 të mëngjesit, finalja e madhe e Copa America 2021, Brazil-Argjentinë. Takimi do të luhet në shtëpi e brazilianëve, ‘Marecana” dhe vendasit janë favorit të paktën në letër. CONMEBOL në bashkëpunim me autoritet e Brazilit vendosën që kjo finale të luhet me një numër të limituar tifozësh dhe të gjithë duhet të kenë një test tamponi negativ për të hyrë në stadium.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, CONMEBOL ka bërë me dije se shumë tifozë të Brazilit dhe Argjentinës kanë falsifikuar testin e tamponit në mënyrë që të jenë në stadium. Askush nuk dëshiron të humbasë këtë ndeshje të madhe e të gjithë tifozët janë duke bërë “çmendurira” vetëm që të jenë të pranishëm në “Maracana”.

Postimi i CONMEBOL:

CONMEBOL raporton se u zbuluan një sasi e konsiderueshme e testeve mashtruese PCR, nga persona të akredituar si në tribunën argjentinase ashtu edhe në tribunën braziliane. Këta njerëz nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në stadium.

CONMEBOL siguron që kontrollet për hyrjen në finale të CONMEBOL Copa América do të jenë jashtëzakonisht rigoroze, si dhe zbatimi i protokolleve shëndetësore dhe masave parandaluese.

Të gjithë të pranishmit duhet të paraqesin testin laboratorik me një rezultat negativ në mënyrë që të kenë qasje. Asnjë përjashtim nuk do të bëhet. Rekomandohet që të bartni rezultatin e shtypur në letër gjatë gjithë kohës për një verifikim më të mirë dhe për të shmangur fatkeqësitë.

CONMEBOL është duke analizuar mundësinë e rritjes së kontrolleve nëse është e nevojshme.