Në ndeshjen e fundit shënoi 7 gola. Bashkë me to, e ka çuar në 66 numrin e golave të shënuar në këtë kampionat.
Bëhet fjalë për “njeriun-gol” të Vllaznisë dhe të kampionatit shqiptar të femrave, Megi Doçi.
Jo më kot është golashënuesja më e mirë në historinë e këtij kampionati. Ka shënuar deri më tani rreth 370 gola në total.
Si askush tjetër! Sulmuesja e ekipit kampion shquhet për elementet që posedon.
Gjuajtje e fortë, teknikë, lojë të mirë në ajër dhe shumë gjëra të tjera që e bëjnë atë një futbolliste të kompletuar.
Kur kanë mbetur edhe dy javë të tjera deri në përfundim të kampionatit, me siguri që Doçi ka për të shënuar edhe gola të tjerë.
Titulli i golashënueses më të mirë jo vetëm që do t’i takojë asaj por natyrshëm që ka për të vendosur rekorde të reja.
Dhe të mos harrojmë se është vetëm 21 vjeçe. Karriera e saj sapo ka nisur dhe padyshim që prej kësaj futbollisteje, në vitet e ardhshme kemi për të parë të tjera gjëra me vlerë.
© shkodrasport.com