Për Cristiano Ronaldon ia vlen të bësh cdo lloj cmendurie.
Kështu ka ndodhur edhe më një tifoz të Juventusit i cili i kishte premtuar të afërmeve të tij përpara se Ronaldo të transferohej në Torino se nëse tratativa me Realin do të mbyllej me sukses, atëherë ai do të bënte 140 km në këmbë nga qyteti i tij Varese për në Torino për të përshëndetur nga afër kampionin portugez.
Tre ditë i janë dashur Fabrizio Angelinit për të bërë këtë distancë duke ndaluar në disa zona për të sfiduar edhe të nxehtin e madh që ato ditë shkoi deri e 38 gradë.
Ai u nis me 31 korrik nga Varese dhe mbërriti paraf stadiumit “Allianz” në Torino me 2 gusht.
Aty më pas ka pozuar me bluzën e blerjes më të madhe të kësaj merkatojë, dhe një nga të arrirat në historine e Juventusit, 33 vjecarit Cristiano Ronaldo, fitues i 5 Topave të Artë.