Një raportim dhe shfrenim imagjinate vjen nga Italia, atje ku raportohet për një pozitë të re për Kastriot Dërmaku në ndeshjen ndaj Bolonjës.

Për shkak të mungesës së Inglese dhe Kornelius, tashmë shtrohet si tezë edhe aktivizimi i mbrojtësit të Kombëtares në një rol krejtësisht të pamenduar më parë, si sulmues qendre.

Gjithçka lidhet me fizikun, pasi trajneri D’Aversa mendon se duke marrë parasysh shtatlartësinë dhe muskujt e Dërmakut, do ta ketë shumë elementare për të ulur topat e gjatë për shokët e skuadrës.

Kjo raportohet nga “Il Corriere dello Sport”, megjithëse lojtari shqiptar ka pak ide për lojën në drejtim të portës kundërshtare dhe kërcënimin e saj.

Gjithashtu për t’u theksuar vlen se Spaleti e ka bërë një gjë të ngjashme me Ranokian, por në një situatë alarmante për disa minuta dhe jo nga fillimi i lojës. /Sport Ekspres/