Liverpuli dhe Totenhemi do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në datën 2 qershor në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madrdit.

Tifozët e të dyja skuadrave kanë nisur të bëjnë rezervimet e tyre për këtë finale ndërkohë që çmemet në Madrit kanë shkuar në stratosferë.

Kompanitë e udhëtimeve kanë përfituar nga kjo situatë të cilat i kanë çuar deri në 2 mijë euro ccmimet e biletave nga Liverpuli e Londra drejt Madridit.

Rritje të jashtëzakonshme kanë pësuar edhe dhomat e hoteleve, teksa kanë kapur çmimin 3000 euro. Pas finales e njëjta dhomë kushton 200 euro. Çmenduri edhe për sa i përket çmimeve të biletave, të cilat në tregun e zi shkojnë deri në 100 mijë euro!

Nisur nga ky abuzim i frikshëm, tifozët anglezë kanë shpërthyer në rrjetet sociale, teksa janë të “tërbuar” me spanjollët të cilët do të jenë pritësit e finales së Championsit.