Shqipëria do të përballet në transfertë ndaj Turqisë, në datën 11 tetor në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Një përballje tepër deçizive për kuqezinjtë e Rejës, teksa në rast të një triumfi, do të rriteshin ndjeshëm shanset për kualifikim.

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF njofton të gjithë tifozët e interesuar se biletat për sfidën ndaj Turqisë, do të dalin në treg në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si: emër/mbiemër/nr pasaporte.

Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.

Image