Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, ka zënë vend sërish në median më të madhe në botë, CNN.

Në artikullin e gjatë të publikuar nga CNN, tregon se si Majlinda ka pasur vështirësi në fillim të karrierës, duke mos arritur të përfaqësojë vendlindjen e saj, Kosovën.

Por, vuajtjet kanë marrë fund, ajo tashmë është e barabartë me gjitha xhudistet tjera, Majlinda është krenaria e Kosovës, siç ka thënë ajo “njerëzit, veçanërisht fëmijët, më shohin si hero”.

CNN e quan Majlindën “Heroina e Kosovës dhe legjendë e xhudos”.