Vllaznia ka fituar përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-2 në favor të shkodranëve.
Si fillim ishte skuadra e Elbasanit shënoi me Qaqin në minutën e 35-të. Në këtë mënyrë, verdheblutë mbyllën në avantazh minimal 1-0 pjesën e parë të sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Vllaznisë u bë më kërkuese. Baraspeshën e gjeti me Dodaj në minutën e 63-të. Ndërsa për golin e fitores mendoi Çoba, i cili realizimin e shoqëroi me festimin e futbollistit anglez, Cole Palmer.
Me këtë fitore, Vllaznia rinis luftën për kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve. Në krahun tjetër, Elbasani mbetet me 21 pikë në vendin e 5-të.