Luftëtari ka marrë humbjen e radhës, duke mos arritur ta marrë veten pas disfatës së javës së kaluar kundër Flamurtarit. Gjirokastritët këtë radhë janë mundur nga Vllaznia dhe vazhdon situata jo e mirë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Çoçlli. Tekniku i bluzinjve ka folur pas ndeshjes për Super Sport, ku ka shprehur zhgënjimin e tij dhe ka prekur çështjen e dënimit të dy prej lojtarëve të ekipit.
NDESHJA- “Situata ka qenë vështirë pas humbjes me Vlorës. Parashikuam një ndeshje të vështirë. E filluam mirë dhe kishim mundësi të kalonim në avantazh dhe t’i krijonim vështirësi kundërshtarit.
Kemi probleme të theksuara në finalizim dhe gjithçka na u kthye në bumerang. Gaboi mbrojtësi i qendrës dhe i majtë dhe kështu që do të ndëshkohesh. U munduam të bëjmë një qarkullim të mirë, por çeduam ndonjëherë.”
DËNIMET E LOJTARËVE- “Po nuk shënove do të pësosh. Për lojtarët që kanë thyerje disiplinore gjithçka do të funksionoje me rregulla. Ne kemi bërë tolerimet tona në stërvitje, por nëse ti nuk stërvitesh mirë në ndeshje do të kesh probleme që kanë të bëjnë me disiplinën”, përfundoi Çoçlli. /vipsport/