Antonio Conte ishte i kënaqur me fitoren ndaj Como dhe thuajse i befasuar nga 7 ndeshjet e para të Napolit të tij: “Nëse do të më kishin thënë në fillim të sezonit se do të kishim këtë trend, do të kisha menduar se do të ishte shumë e vështirë. Kemi bërë mirë falë punës së deritanishme dhe disponueshmërisë së djemve.

E dimë që ky klub ka pritshmëri, duam t’iu japim tifozëve ndeshje sa më të mira. Lukaku është një lojtar që, pa marrë parasysh formën fizike, gjithmonë mund të ndryshojë ekuilibrin. Tashmë është rritur për sa i përket gjendjes dhe pjesëmarrjes së tij. Mund të bëjë më mirë, duhet të vazhdojë të punojë seriozisht, siç po bën”.

Duke folur për “Sky”, trajneri nga Lecce shpjegoi hapat e ardhshëm të pritshëm: “Rritja e lojtarëve do të jetë thelbësore, ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë, gjithmonë duke u përmirësuar dhe ruajtur konkurrencën e lartë brenda grupit. Përgjigjet që më japin djemtë, kur ata hyjnë në fushë si zëvendësues, sikursë treguan kundër Como, më lë të kënaqur”.

Prandaj është e pamundur të mos përmendet David Neres: “Ai po e gjen veten pas disa sezoneve të vështira, po punon shumë dhe po e tregon veten si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Ndikimi i tij kur hyri në lojë ishte i rëndësishëm, është një burim kënaqësie për mua. Të gjithë e dinë që ka konkurrencë, edhe ata që e nisin titullarë, kështu që niveli i skuadrës ngrihet”.

Ka lëvdata edhe për Politanon: “E gjeta shumë më të pjekur se kur ishte tek Interi. Ka teknikë, vëmendje taktike dhe gjendje të rëndësishme fizike”.

Për kryesimin e Serie A: “Nuk e di nëse jemi për vendin e parë, por sigurisht jemi të parët. Cilin kundërshtar do të shikoj gjatë fundjavës? E rëndësishme është që fituam, përndryshe do të ishte vështirë”./telesport/