Interi do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2019 nesër në orën 18:00 në “San Siro” përballë skuadrës së Genoas, ndërsa trajneri Antonio Conte u ka bërë thirrje të tijve të japin maksimumin për ta mbyllur vitin në vendin e parë të renditjes.

“Është shumë e rëndësishme ndeshja e nesërme, pasi është e fundit për këtë vit. Kemi bërë paraqitje mjaft të mira dhe kemi merituar më tepër se kaq, por në momente të caktuara kemi ulur përqendrimin dhe jemi ndëshkuar.

 

Duhet të marrim maksimumin nesër, për të treguar se skuadra di të sakrifikojë dhe përballojë mungesat dhe për ta mbyllur vitin si kryesuese”, deklaroi Conte./syri/