Antonio Conte është i hidhëruar për barazimin ndaj Venezia në kampionat, i pesti në shtatë ndeshjet e fundit. “Nuk mendoj se rivalët na kanë vënë në vështirësi. Napoli e luajti ndeshjen në një fushë të vështirë kundër një ekipi në formë. Duhet të shfrytëzojmë çdo rast që na jepet”, tha trajneri i Napoli, Antonio Conte.

Trajneri ankohet edhe për kushtet e fushës: “Ne luajtëm lojën por edhe fusha nuk na ndihmoi. Gjithsesi, për të fituar ndeshjet duhet të shënosh gola, t’i krijosh rastet dhe të jesh më agresiv. Skuadrat që duan të bëhen më të forta duhet të kenë gjithmonë kokën lart, nga minuta e parë deri në minutën e fundit”.

Conte shpreson që pushimi 2-javor do ta ndihmojë skuadrën të rikuperojë: “Koha për të marrë pak veten dhe për të qenë gati për fundin e sezonit. Do të bëjmë të njëjtat gjëra si të tjerët: Do të punojmë me ata lojtarë që mbeten. Asgjë nuk do të ndryshojë”./telesport/