Diego Godin, Nicolo Barela dhe Mateo Politano janë gati të veshin fanellën e titullarit në derbin e programuar për nesër në mbrëmje në “San Siro” në orën 20:45.
Nuk është rastësi, në fakt, që kundër Slavias, veprimet më të mira Interi i tregoi në fundin e ndeshjes, pikërisht me aktivizimin e dy italianëve, që nxitën entuziazmin dhe garantuan zgjidhje të reja sulmuese, duke vendosur edhe firmat për të arritur te barazimi.
Politano fitoi goditjen e dënimit nga ku lindi goli i Barelës. Sulmuesi mund të vendoset jo përkrah Romelu Lukakut, por disa metra më prapa, në skemën e re të provuar nga Conte: 3- 4-2-1.
Ndërsa mund të qëndrojë jashtë Antonio Candreva, me probleme fizike pas Slavias: në vendin e tij gati Danilo D’Ambrozio.