Gabriel Barbosa është heroi i Flamengos teksa klubi brazilian ka mposhtur 2-1 River Plate në finalen e madhe të Copa Libertadores. Kjo ishte një goditje tepër e rëndë për skuadrën argjentinase, e cila ishte kampione në fuqi.
U duk sikur River do ta fitonte këtë trofe prestigjioz për të dytin vit radhazi teksa ka qenë në avantazh thuajse gjatë gjithë takimit. Borre ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 14’ të takimit.
Flamengo nuk arriti të reagonte deri në minutën e 89’ kur Gabriel Barbosa ka shënuar golin e barazimit pas një kundërsulmi të
brazilianëve. Euforia ishte e madhe për Flamengon që ka shënuar përsëri me sulmuesin e Interit dy minuta më vonë.
Një përmbysje historike e cila do të mbahet mend gjatë nga tifozët brazilianë, ndërsa çmimi i Gabigol padyshim që është rritur akoma më shumë pas kësaj sfide./telesport/