Në një intervistë të dhënë për Radio Deejay, ish-mbrojtësi i Milan-it dhe i Italisë, Alessandro Costacurrta, sot opinionist për Sky, ka folur për edicionin aktual të Champions League dhe për ekipet favorite.
“Besoj se City është skuadra favorite, Real ka vetëm 100 metra më shumë se Inter-i: vetëm kaq, zikaltrit janë afruar shumë në muajt e fundit. A keni parë ndonjëherë Atletico Madrid të mos bëjë asnjë gjuajtje në portë?
“Lojtarët e Inter-it kanë një aftësi të pabesueshme për t’u kthyer mbrapa dhe për të mbrojtur, ky është çelësi për të fituar në Europë”.Pasi ka mundur 1-0 Atletico-n të martën e kaluar, Inter-i është me një këmbë në çerekfinalet e Champions League.
Zikaltrit kanë në dispozicion dy rezultate nga tre në Madrid kundër skuadrës së Simeone-s, që për t’u kualifikuar duhet të mposhtë zikaltrit, duke përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në San Siro./telesport/