“Mundo Deportivo” raporton se ylli i Liverpoolit vazhdon të jetë objektiv i skuadrës nga Camp Nou. Philippe Coutinho do të ketë një shans të ri, por ndoshta të fundit për transferim te Barcelona. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se ylli i Liverpoolit vazhdon të jetë objektiv i skuadrës nga Camp Nou.

Por, Barcelona do të bëjë përpjekje të reja e me gjasë edhe të fundit për blerjen e tij gjatë afatit kalimtra të janarit. Coutinho në ndërkohë nuk e ka fshehur dëshirën për t’ju bashkuar Barcelonës duke paraqitur kërkesë për largim nga Liverpool gjatë verës së vitit 2017.