Kutinjo vazhdon të jetë numri 1… në dështime. Pas “mallkimit” që tifozët e Liverpulit i bënë brazilianit, në momentin kur lojtari bëri gjithçka për t’u transferuar në Barcelonë, karriera e lojtarit ka marë një rënie të lirë.
28 vjeçari nuk arriti të afirmohej tek Barcelona, teksa nuk mposhti dot konkurencën e shokëve të skuadrës për të zënë një vend titullari në formacion.
Për këtë arsye sulmuesi u detyrua të provonte përsëri aftësitë e tij, në një klub tjetër legjendar, tek Bajerni i Mynihut në formën e një huazimi me të drejtë blerje.
Por edhe këtë herë braziliani nuk arriti të bindte trajnerin gjerman Flik që të luante në formacionin e parë dhe si pasojë klubi vendosi të mos e aktivizonte opsionin e blerjes, duke e detyruar lojtarin të rikthehej në Barcelonë.
Këtë vendim e ka publikuar faqa zyrtare e Bajernit të Mynihut në Tëitter me mbishkrimin ” Faleminderit për të gjitha, Kutinjo”. /Sport Ekspres/